“Marrëveshje ekstradimi me Dubain”, kandidatët për ambasadorë prezantojnë objektivat

12 Qershor 2023 | 15:44

Më shumë vëmendje për Kosovën dhe marrëveshje ekstradimi me Dubain. Këto ishin dy prioritetet kryesore që prezantuan para komisionit, kandidati për Ambasador NATO, Ilir Gjoni dhe i propozuari për Emiratet e Bashkuara Arabe, Ridi Kurtezi.

Gjoni tha para Komisionit për Politikën e Jashtme se do të punojë për të nxitur më shumë vëmendjen e NATO-s në rajon.

Ndërsa Ridi Kurtezi tha se prioritet do të ketë realizimi i një marrëveshje ekstradimi me Emiratet e Bashkuara, i cili jo pak herë është cilësuar si vendi që strehon bosët e mafies.

Të radhës që prezantuan platformat e tyre para komisionit ishin gazetari Mustafa Nano i cili është propozuar për ambasador në Zvicër dhe Majlinda Frangaj për selinë e shenjtë në Vatikan.

Fjalën e fundit  për kandidaturat e tyre e jep presidenti me dekret.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026