Spahiu: Ambasadori i ri i SHBA do e bëjë Berishën t’i duket lule Yuri Kim
Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania, se brenda 3 viteve të ambasadorit të ri amerikan, misioni diplomatik i Uashingtonit do jetë 10 herë më i ashpër se ai i Yuri Kim.
Sipas Saphiut, ata liderë opozite që sot akuzojnë Kim si të korruptuar dhe të njëanshme, pas 6 muajsh do të luten që Yuri Kim të kthehet.
“Ambasadori i ri i SHBA do ketë dy misione afatgjatë; e para inkurajimin e lëvizjeve të reja politike në Shqipëri dhe e dyta atë që ka lënë përgjysmë Yuri Kim: çuarjen përpara drejtësisë të të gjithë peshqve të mëdhenj. Brenda 3 viteve të ambasadorit të ri amerikan, misioni diplomatik i Uashingtonit do jetë 10 herë më i ashpër se Yuri Kim. Ata që sot akuzojnë Kim si të korruptuar, si të njëanshme, si paragjykuese, si imorale, pas 6 muajsh ambasadori i ri do iu duket prokuror dhe Yuri Kim do iu duket lule dhe avokate. Liderët e opozitës që akuzojnë sot Yuri Kim do të luten që të kthehet”, tha Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
- Spahiu: SPAK do procedojë 20 politikanë që janë shpallur non-grata nga Anglia e SHBA
- Spahiu: Lufta e Albin Kurtit me SHBA çon në ndarjen ushtarake të Kosovës nga Veriu
“Elon Musk ka frikë”, eksperti i IT: Ja përse nuk përballet dot me Zuckerberg
Si do të shpëtojë Maqedonia e Veriut nga kriza? Gazetari zbulon skenarët
Unioni i Transportit tha se do reduktonte urbanët/ Kontrollori: Ja si është situata
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë