Spahiu: SPAK do procedojë 20 politikanë që janë shpallur non-grata nga Anglia e SHBA
Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se deri në zgjedhjet e 2025 do të procedohen penalisht të gjithë personat e shpallur non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe.
Sipas Spahiut, SPAK është fazën që po dërgon dosjet e plota për të gjithë subjekte që janë në listën e zezë, të cilët janë rreth 20 persona.
“Kam një parashikim të bazuar në informacione që SPAK deri në zgjedhjet e 2025 do procedojë të gjithë personat e listuar non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe. Ka një bashkëpunim mes partnerëve. Prokuroria i ka dërguar letra Uashingtonit dhe Londrës për të gjitha subjektet politike të shpallur non grata. Janë në procedurën ku po dërgojnë dosjet e plota për të gjithë subjekte që janë në listën e zezë. 100 për qind e listës, ku janë afro 20 persona. SHBA dhe Britania jo të gjithë emrat i kanë bërë publik. 20 persona që janë shpallur non grata do procedohen mund të jetë në gjendje të lirë, me detyrim për të mos u larguar nga vendi, mund të arrestohen. Është paralajmëruar se do ketë sanksione të tjera, pra jo vetëm non grata. Për të mos ndikuar në zgjedhje, sanksionet janë thënë që do të jenë pas zgjedhjeve. Goditjet do jenë më të larta se Dako”, tha Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
- Spahiu: Ambasadori i ri i SHBA do e bëjë Berishën t’i duket lule Yuri Kim
- Spahiu: Lajthitja e Kurtit, drafti francez i duket miqësor, i Shqipërisë armiqësor
“Elon Musk ka frikë”, eksperti i IT: Ja përse nuk përballet dot me Zuckerberg
Si do të shpëtojë Maqedonia e Veriut nga kriza? Gazetari zbulon skenarët
Unioni i Transportit tha se do reduktonte urbanët/ Kontrollori: Ja si është situata
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë