Shtetet evropiane shtrengojnë masat anti-Covid në prag të festave
Shtetet evropiane po shtojnë masat anti-Covid edhe për festat e fundvitit.
Gjermania nga data 16 dhjetor deri me 10 janar do të mbyllë dyqanet jo të domosdoshme, shkollat, dhe restorantet, ka njoftuar kancelarja gjermane Angela Merkel.
Nga kjo kategori perjashtohen dyqanet ushqimore, farmacitë dhe bankat.
Në Austri sporti i skive do të hapet me datë 24 dhjetor ndersa restorantet dhe hotelet do të jenë të mbyllura deri me datë 6 janar.
Masat i ka bërë të ditura edhe kancelari austriak Sebastian Kurz i cili ka thënë se duhet të kujdesemi për zbatimin e masave dhe ta kalojmë të gjithë së bashku dimrin sa më mirë.
Edhe në Francë janë shtuar masat në prag të festave të fundvitit.
Qytetarët nuk mund të qëndrojnë jashtë për më shumë se 3 orë, deri me 24 dhjetor, por dyqanet do të qëndrojnë hapur.
Resortet e skive vazhdojnë të jenë të mbyllura kurse restorantet, do të qëndrojnë të mbyllura deri në 20 janar.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta