“Shtirej si këshilltar”- Kulla: Skemat që përdorte Navalny për të marrë informacion

17 Shkurt 2024 | 20:33

Eksperti i Sigurisë, Ilir Kulla, është shprehur se kryeopozitari i vdekur rus, Alexei Navalny, kishte lidhje të forta me shërbimet e huaja dhe kishte kërkuar ndihmë prej tyre për të bërë një grusht shteti nga presidentit Vladimir Putin në Rusi.

Komentet Kulla i bëri në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku tha se Navalny po ashtu se Navalny kishte përplasje të drejtpërdrejta me shërbimet ruse dhe në një regjistrim sipas tij, ai shtirej si këshilltar i Petrushevit, për të marrë informacion mbi tentativën e vrasjes së një opozitari.

Sipas Kullës, pushteti i Kishës, ushtrisë dhe shërbimeve sekrete në Rusi është shumë i fortë dhe kushdo ka tentuar të dalë kundër, ka pasur të njëjtin fat.

“Ka pasur lidhje të forta me shërbimet perëndimore dhe është përplasur fort me shërbimet ruse. Ai ka një regjistrim kur futet dhe flet me disa agjentë të shërbimit rus që kishin vajtur diku për të helmuar një figurë opozitare me gaz nervin.

Navalny fliste në telefon dhe e vinte veten në rolin e Partushevit, ku merrte informacion sesi do e vrisnin atë. Kemi edhe një regjistrim tjetër të Navalnyt që i kërkon shërbimeve sekrete britanike ndihmë që të bënin një grusht shteti në Rusi, për të rrëzuar Putinin.

Një vend ama ku ushtria, Kisha dhe shërbimet sekrete janë shumë të forta, kushdo që e ka provuar, ka patur fat të keq”, tha Kulla.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane

Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit herët të mërkurën pretendoi se kishte sulmuar instalimet e komandës dhe kontrollit, logjistikës, naftës dhe pajisjeve ushtarake të Flotës...
07:27 | 15/07/2026

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026