Shtohen automjetet në Shqipëri, 73% e makinave janë të vjetra
Në 6 mujorin e parë të 2024, mjetet e regjistruara janë 738,299. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar numri i autoveturave u shtua 11%.
Numri i autoveturave për grupin mbi 15 vjet për janar-qershor ishte 541,210 autovetura sipas të dhënave të DPSHTRR-së. Krahasuar me të njëjtën periudhë numri i tyre është rritur 11%.
Numri i autoveturave 9 deri 15 vjeçare për janar-qershor 2024 ishte 149,677 autovetura. Numri i tyre u shtua rreth 2%. Në flotën e autoveturave ato zunë 20% të totalit.
Ndërsa numri i autoveturave të moshës 5 deri 8 vite për janar-qershor 2024 ishte 27,672 autovetura apo 57% më shumë se në 2023. Në flotën e autoveturave ato zunë rreth 4% të totalit për periudhën janar-qershor 2024.
Autoveturat e reja, me moshe nga 0 deri 4 vite ishin 19,730. Krahasuar me vjet numri i tyre është rritur 33%. Në totalin e makinave të regjistruara ato zenë 2,6%.
Në flotën e autoveturave, të tipologjisë me kambio manuale zunë pjesën më të madhe 56,2% të totalit të tyre që rezultojnë me status “aktiv” ose “të çregjistruara përkohësisht” për 6 mujorin e parë të 2024-s.
Numri më i lartë i mjeteve rrugore është regjistruar në qarkun e Tiranës duke zënë 35% ndaj mjeteve rrugore gjithsej të regjistruara në vend. Më pas numri më i lartë i autoveturave për janar-qershor 2024 ishte në Durrës me 102,290 autovetura apo rreth 14% të totalit. E ndjekur nga qyteti i Fierit ku autoveturat zënë 9% të totalit në rang vendi dhe më pas në Shkodër ku zënë 7%.
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut