Shtohen fluturimet jashtë vendit për pushime, vendet fqinje mbeten të preferuara

4 Qershor 2025 | 17:08

Fundjavat jashtë vendit janë kthyer në një trend të zakonshëm për shqiptarët, të cilët po shtojnë gjithnjë e më shumë udhëtimet ndërkombëtare.

Shtetet fqinje mbeten ndër destinacionet më të lehta për t’u arritur dhe me çmime më të përballueshme.

Vetëm në katër muajt e parë të vitit 2025, të dhënat e INSTAT tregojnë se mbi 2.56 milionë shtetas shqiptarë kanë dalë jashtë kufijve, duke shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Muaji prill rezultoi veçanërisht i ngarkuar me udhëtime – rreth 684 mijë dalje nga territori shqiptar, një rritje prej 11.5% krahasuar me prillin e 2024-ës.

Çmimet e ulëta të biletave dhe ofertat promovuese nga agjencitë turistike po e bëjnë udhëtimin gjithnjë e më të aksesueshëm për një pjesë të gjerë të qytetarëve.

Shumica shfrytëzojnë ditët e pushimit për të eksploruar destinacione të reja jashtë vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë

Shqipëria, me një normë papunësie prej 8.4%, renditet ndër vendet me tregun më të vështirë të punës në Europë. Ky nivel e vendos vendin mbi...
17:40 | 24/07/2026

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla

Qeveria ka miratuar skemën e re të garancisë sovrane, me një fond prej 5 miliardë lekësh, për të mbështetur fermerët dhe ndërmarrjet mikro, të vogla...
17:09 | 22/07/2026