Shtohen ndërmarrjet e huaja, 8.1 mld euro investime, italianët zgjerojnë aktivitetin

29 Dhjetor 2020 | 11:12

6443 ndërmarrje të huaja janë regjistruar në vendin tonë gjatë vitit 2019, ose 184 më shumë se vitin paraardhës. Italia mbetet partneri kryesor me 3011 biznese, e ndjekur nga Greqia, të cilat në treguesit e marrë në analizë, dominojnë mbi 50 për qind të volumit të punësimit e import-eksportit.

Të dhënat raportohen nga Instituti i Statistikave, i cili zbulon se në periudhën kohore 2017-2019 ndërmarrjet me origjinë nga shtetet e Bashkimit Evropian zunë mesatarisht 65,6 % të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta, ndërsa shtetet e Ballkanit Perëndimor u përfaqësuan me 10,9 %.

Këto biznese zotërohen nga shtetas të huaj, por edhe me bashkëpronarë shqiptar dhe janë të fokusuar më në sektorin e shërbimeve, në tregti dhe në industri. Në vlerë monetare, peshën kryesore të stokut të investimeve e zunë Zvicra, Holanda, Kanadaja dhe Italia, ndërsa në total ky stok arriti në 8.1 mld euro.

Këto biznese të vendosura në territorin shqiptar kanë 16.1% e të punësuarve në total.

Lexoni gjithashtu:

Turizmi viti zero, 1 mld euro të humbura, kërkohet një vaksinë shpëtimi për pushime

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026