Shtohen pagesat me kartë, BSH: Në 6 muaj, 8.85 milionë pagesa elektronike

22 Gusht 2024 | 15:55

Qytetarët që paguajnë me kartë kanë ardhur në rritje. Sipas Bankës së Shqipërisë, pagesat me kartë po rriten me ritme të shpejta edhe për këtë vit në vendin tonë. Në gjashtë muajt e parë të vitit, janë regjistruar regjistruan gjithsej rreth 8.85 milionë pagesa me kartë në terminalet elektronike të shitjes.

Numri i pagesave me kartë është rritur me 36% krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit të kaluar. Ndërkohë, vlera totale e pagesave me kartë për 6 muaj ka arritur në 37 miliardë lekë, me një rritje prej 41% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të tilla të dhëna tregojnë se dhe pjesa tjetër e vitit do të ketë rezultate pozitive, duke shtuar përdorimin e kartave. Rritja e numrit të turistëve të huaj në vitet e fundit është ndër aktorët kryesorë që po ndikon në rritjen e shpejtë të pagesave me kartë bankare në Shqipëri.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, numri i terminaleve POS për pranimin e pagesave me kartë në mesin e këtij viti arriti në 21,775 duke pësuar rritje të mëtejshme me 23% krahasuar me mesin e vitit të kaluar.

Shqipëria është një vend me shkallë të përdorimit të lartë të parasë cash, dhe me një nivel të konsiderueshëm të informalitetit dhe evazionit fiskal. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në mesin e vitit 2024 numri i kartave bankare aktive arriti në 1.48 milionë, ku rreth 1.3 milionë janë karta debiti, ndërsa karta krediti aktive janë rreth 121 mijë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026