Shtohen rastet me grip në Elbasan, mjeku: Në 24 orë kemi 200 vizita në ditë
Dy javët e para të janarit kanë shënuar edhe kulmin e përhapjes së gripit të stinës. Në Elbasan shifrat e pacientëve që kërkojnë ndihmën e mjekut janë alarmante, pasi çdo 24 orë më shumë se 200 persona paraqiten për të marrë ndihmën e parë.
Drejtori i urgjencës thekson faktin se dyndjet vijnë edhe si pasojë e grumbullimeve përgjatë festave të fundvitit.
“Në 24 orë ne kemi mbi 200 vizita të cilat në këtë lloj stine kemi edhe raste me status febril. Këshillat që ne japim është se duhet të evitojmë grumbullimet në rastet kur kemi viroza të ndryshme dhe paraqitje, sepse edhe këto rastet që kemi tani vijnë mbas festave ku grumbullimet kanë qenë të medha”, tha drejtori i urgjencës në spitalin e Elbasanit, Ergys Miçi.
Më të rrezikuarit sipas mjekëve janë moshat e treta, gratë shtatëzëna, personat e probleme të zemrës dhe mushkrive, ku shumica e tyre ka nevojë që të shtrohet në spital.
“Kemi një rritje të rasteve të cilat janë status febril, pra temperatura të cilat mund të jenë edhe rezistente. Ndonjëherë raste të cilat kanë edhe komplikacione të tilla si përshembull rastet me diagnoza shoqëruese, siç janë problemet kardiake ose pulmonare të cilat vijnë me dispne temperature të larte, të cilat më pas kanë nevojë edhe për hospitalizim”, ka shtuar Ergys Miçi.
Ndryshe nga të rriturit, tek fëmijët po dominon virusi respirator sinsincial, i cili ka rritur vizitat në qendrat shëndetësore por edhe shtrimet në spital.
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë