Shtohen të rinjtë e prekur nga skolioza në Vlorë, problem qëndrimi në telefon

18 Nëntor 2023 | 16:42

Në Vlorë është rritur ndjeshëm numri i personave të prekur nga skolioza. Grupmosha 10-15 vjeç janë më të predispozuar për të pasur probleme me shtyllën kurrizore me 40%.

“Duke qenë se të rinjtë përdorin më shumë telefonin, të rinjtë nuk bëjnë aktivitete fizike…kanë probleme me frymëmarrje dhe nuk kanë një strukturë të rregullt”, thotë mjekja  Meri Gjikaj.

Problemet vertebrale janë më të shpeshtat, thyerja, dhimbja apo gërryerja nga sëmundje si osteoporoza, skolioza apo artriti.

Mjekët bëjnë thirrje që t’i kushtohet një vëmendje më e veçantë këtij deformimi dhe të nxitojnë të nisin trajtimet në kohë, sidomos tek fëmijët dhe tek mosha e tretë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla këtë të martë zhvilloi një takim me përfaqësues të bizneseve të bimëve medicinale dhe fermerë të zonës...
16:01 | 14/07/2026

Zjarr në Novoselë, zjarrfikëset në vendngjarje. Rrezikohen banesat pranë (VIDEO)

Një vatër aktive zjarri është aktive këtë të martë në Novoselë. Zjarri ka rënë në një hapësirë me shkurre, barishte por edhe ullinj. Sipas informacioneve...
15:17 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026