Fizioterapisti: Femrat 8 herë më të prekura nga skolioza krahasuar me meshkujt
Fizitoterapisti Endrit Mone ishte këtë të hënë në “Good Moorning Albanians” për të folur rreth skoliozës. Në këtë muaj të ndërgjegjësimit të skoliozës, Mone shpjegoii se si mund ta dallojmë skoliozën e po ashtu se si duhet trajtuar ajo.
Ndër të tjera fizioterapisti tha se skolioza është shumë më e përhapur te gjinia femërore në krahasim me gjininë mashkullore.
“Në shumicën e rasteve janë femra. Skolioza është 8 herë më shumë e përhapur te femrat në krahasim me meshkujt. Ndërsa sa i takon kifozës është më e shprehur te meshkujt”,-tha fizioterapisti Endrit Mone.
Skolioza është një lakim i shtyllës kurrizore. Një shtyllë kurrizore e shëndetshme e parë nga përpara ose mbrapa është e drejtë.
Kur shfaqet skolioza, lakimi anësor i shtyllës kurrizore shihet djathtas ose majtas. Përveç vizualisht, pra me sy të lirë, diagnoza përfundimtare bëhet edhe me ndihmën e një rëntgeni të marrë në konsultim me mjekun ortoped ose fizioterapist.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 17:33 “Kandidate” për Zonjën e Parë të Francës? Kush është Princesha që shoqëron Bardellën
- 17:24 Keir Starmer e quan vendimin për të dhënë dorëheqjen si kryeministër britanik ‘shumë personal’
- 17:14 Protestë në Gjermani kundër partisë së ekstremit të djathtë, AFD
- 17:14 Një udhëtim virtual në Titanik, Inteligjenca Artificiale rikrijon anijen legjendare (VIDEO)
- 17:07 Klopp pranon bisedimet me Federatën Gjermane të Futbollit: Jam më shumë se i motivuar, futbolli gjerman është në udhëkryq!
- 17:05 Ati i Shenjtë mesazh nga ishulli i Lampeduzës: Bota të jetë më humane