‘Shtrëngim’ për zyrat e këmbimit valutor, nuk do lejohen veprime cash mbi 1 mln lekë

27 Maj 2025 | 14:39

Në zyrat e këmbimit nuk do të lejohen të kryhen transaksione në para fizike, të cilat tejkalojnë shumën 1 milion lekë, të kryer në një këmbim të vetëm ose në disa transaksione të lidhur me njëri-tjetrin.

Rregulli është vendosur nga Banka Qendrore dhe ka qëllim kontrollin dhe luftën ndaj parasë së pajistifikuar, dhe njerëzit apo bizneset që duan të shkëmbejnë shuma përtej 1 mln lekëve, ose kundërvlerën në monedha të tjera të huaja, duhet t’i deklarojnë nëpërmjet llogarive bankare ose llogarive të pagesave.

Projektrregullorja prek edhe individët që duan të marrin licenca për këmbim valutor, të cilët  duhet të kenë kapital mbi 5 mln lekë, nga 2.5 milionë që kërkohet sot.

Projektrregullorja parashikon që çdo pagesë e kapitalit fillestar minimal, çdo shtesë e mëvonshme e tij si dhe çdo ndryshim në strukturën e kapitalit shoqërohet me paraqitjen në Bankën e Shqipërisë të informacionit lidhur me burimin e krijimit të këtij kapitali.

Banka e Shqipërisë ka të drejtë të kërkojë sqarime dhe të bëjë verifikime të mëtejshme lidhur me burimet e krijimit të fondeve që do të shërbejnë si kapital fillestar minimal ose si shtesë e mëvonshme e tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026