Shtrenjtohen banesat në Shkodër, 1200 euro m², ka kërkesa por s’ka banesa në shitje

29 Korrik 2023 | 19:25

Çmimi i banesave është rritur dhe në Shkodër. Në zonën kryesore të këtij qyteti një metër katro ka arritur vlerën deri në 1200 euro.

Të blesh një banesë sot në  Shkodër në krahasim me një vit më parë, kushton më shtrenjtë. Cmimi për metër katror është rritur me 15-20%.

Agjendët e shitjes thonë se kjo vjen dhe për shkak të kërkesave të larta, nga blerësit. Shumica  synojnë qendrën e Shkodrës.

“çmimet e apartamenteve të rinj në zonën e qendrës variojnë nga 1000€ në 1200€ metri katror . Zonat më të kërkuara janë zona e katedrales dhe zona pranë ish-5 heronjve .  Gjithashtu në shtrirjen kohore 5 vjeçare, çmimet mund të jetë rritur me 100-200 euro më tepër për metër katror.”- theksoi Kevin Berohiti, agjent imobilar.

Kërkesat janë të mëdha, por jo të gjithë mund të sigurojnë një shtëpi. Kjo pasi ka më pak prona.

“Ka shumë kërkesa por ka pak shtëpi. Gjithashtu edhe për blerje ka shumë kërkesa por ka më pak prona në gjendje . Kjo gjë ndikon në rritjen e çmimit të shtëpive me qira dhe shtëpive për shitje.”-shtoi Berohiti.

Fenomen në rritje thotë agjenti është dhe marrja me qira e banesave  nga turistët përmes platformës booking dhe Airbnb kryesisht gjatë sezonit turistik.

Kërkesa më e lartë për blerje sipas të dhënave në agjensitë imobiliare në Shkodër është kryesisht nga emigrantët në Evropë që duan të investojnë pasuritë e tyre në prona në vendlindje.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026