Shtyhet gjyqi në GJKKO për të akuzuarit për skandalin e Onkologjikut
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizua ka dorëzuar në gjykatë dosjen për vlersim të masave të sigurimit për 7 të akuzuarit nga Prokuroria e Tiranës për skandalin e Onkologjikut.
Seanca e nisur mëngjesin e kësaj të mërkure u shty për në orën 15:00, pasi të akuzuarit kanë kërkuar kohë që të njihen me aktet e dosjes.
Në ambientet e GJKKO mbërritën dhe mjeku Edmond Gashi, farmacisti Florian Marku, dhe Alketa Pere të cilët janë nën hetim në masa më të buta sigurie.
Sipas dyshimeve të prokurorisë mjekët nuk u ofronin shërbim në spitalin shtetëror të sëmurëve me kancer, për t’i transferuar në klinika private në pronësi ose lidhje me ta.
Marrja e dosjes nga SPAK erdhi pas vendimit të Prokurorisë së Tiranës për të shpallur moskompetencën në lidhje me skandalin te spitali Onkologjik.
SPAK ka nisur hetimet edhe për “Korrupsion”, përpos “Shpërdorimit të detyrës”. Po ashtu nga ana e SPAK janë duke u verifikuar edhe disa farmaci për kondrabandë ilaçesh. Në sitën e prokurorisë do të kalojnë edhe zyrtarë të ministrisë së Shëndetësisë dhe drejtues të QSUT për çështjen e qendrës së Kobaltit.
Dita e 22-të e protestës, disa qytetarë me çadra plazhi prej mëngjesit para Kryeministrisë (VIDEO)
Banorët shembin rrethimin në Kakome (VIDEO)
Dalin pamjet e incidentit, një vajzë me maskë shkul flamurin e Izraelit te ambasada në Tiranë
- 12:55 Dita e 22-të e protestës, disa qytetarë me çadra plazhi prej mëngjesit para Kryeministrisë (VIDEO)
- 12:53 Banorët shembin rrethimin në Kakome (VIDEO)
- 12:14 Ish-ministri i PS-së mbështet protestuesit, Bushati: Nuk janë të nxitur nga Irani por të revoltuar për gjendjen në vend
- 12:05 Dalin pamjet e incidentit, një vajzë me maskë shkul flamurin e Izraelit te ambasada në Tiranë
- 11:57 55-vjeçarja gjendet e pajetë në banesën e saj në Sheqeras, dyshohet se kishte disa ditë që kishte vdekur
- 11:31 Tragjike në Durrës, 11-vjeçari nga Tirana mbytet duke u larë në det