Shtyhet gjyqi për Gërdecin, avokatët e Mediut kërkuan riekspertim të dëmit ekonomik
Gjykata e Posaçme ka ndërprerë shqyrtimin gjyqësor për çështjen “Gërdeci” me qëllim që t’u japë kohë ekspertëve për t’u njohur me aktet e ekspertimit të dëmit. Seanca e radhës u caktuan në 26 qershor, ora 9:00.
Gjatë seancës së sotme avokatët e ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu kanë kërkuar të kryhet një akt i ri ekspertimi të demit ekonomik, “pasi ekspertët që kane bërë aktin e parë nuk kanë qenë të pavarur, por shtojcë e grupit të hetimit”.
“Nuk shohim ndonjë argument shtesë që të përsëritet akti, kjo është një kërkesë e përsëritur që është rrezuar nga gjykata”, tha Prokurori Klodian Braho.
Në seancë janë paraqitur 5 ekspertët që kanë bërë aktin e mëparshëm.
“Unë ua kam thënë që nuk jam njohur me këtë akt. Kjo situatë tregon tendencën për të na çuar në absurditetet. Edhe zotërinjtë thonë që nuk kanë qenë ekspert të licencuar. Shoh një tërheqje të prokurorisë, duke insistuar në mos thellim të veprimeve duke marrë për bazë një akt ekspertizë që s’është bërë nga ekspertë. Kërkojmë të bëhet akt ekspertizë e re. Kam kërkuar aktet në prokurori e gjykatë dhe nuk i kam marrë. Nëse duam një proces që s’është thjesht vullnet i njëanshëm i prokurorisë le të bëjmë një debat normal gjyqësor”, u shpreh ish-ministri Mediu.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta