“Gërdeci”, shtyhet seanca për Fatmir Mediun, mungojnë prokurorët
Seanca e ditës së sotme për çështjen e “Gërdecit” është shtyrë për në 12 qershor. Kjo pasi dy prokurorët e SPAK, Arben Kraja dhe Klodian Braho.
Ata kanë lajmëruar gjykatën e posaçme se ata ndodhen në një aktivitet në funksion të detyrs së tyre.
Gjithashtu nuk është paraqitur edhe vetë i pandehuri, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Sipas informacioneve ai ndodhet në një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gazetari Eni Ferhati tha për Euronews Albania se të pranishëm në seancë ishin ekspertët, të cilët kanë shprehur se nuk ka arsye që ata të pyeten për këtë proces.
“Ekspertët kanë folur para gjykatës, ata janë shprehur se nuk mund të paraqiten në këtë proces dhe të japin opinione apo mendime për një akt që e kanë hartuar 16 vite më parë. Shumica e ekspertëve kanë relativisht një moshë të madhe dhe sipas këtyre ekspertëve nuk ka arsye se përse të paraqiten në proces. Sipas tyre duhet të pyetet prokurori Sokol Stojani”,-tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia
Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
- 15:31 Ish-presidenti Hernandez do të kthehet në Honduras pas faljes nga Trump
- 15:23 Qeveria iraniane paralajmëron për rritjen e çmimeve të naftës
- 15:14 Irani: Është bërë përparim në bisedimet me Omanin për Ngushticën e Hormuzit
- 15:05 Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb
- 14:55 Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
- 14:46 Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia