“Gërdeci”| Gjyqi ndaj ish-ministrit Mediu, zbardhet kërkesa e palës mbrojtëse
Ditën e sotme në seacën për ‘Gërdecin’ mbrojtja e Fatmir Mediut, të pandehurit në këtë proces, iu drejtua gjykatës me një kërkesë të përsëritur për marrjen e dëshmisë së shtetasve amerikanë me video-konferencë.
Në rastin që kërkesa nuk do të merrej parasysh, mbrojtja e përfaqësuar nga dy avokatët Ardian Visha dhe Henrik Ligori, iu drejtua gjykatës që ndërmjetësues të jetë gjeneral major avokati Andreë Turley.
Ky i fundit sipas tyre do të jetë prezent në marrjen në pyetje të 5 amerikanëve, pyetje të cilat janë dërguar më herët nga SPAK drejt agjentëve të Byrosë Federale të Hetimit, FBI.
Në seancë avokati iu drejtua gjykatës:
“Ju nuk mund ta kaloni kështu. Duhet të detyroni prokurorin të provoj aktet dhe provat. Si qenka kjo kështu? Duam të provojmë fajsinë për t’i bërë qejfin miletit, të kënaqet SPAK me një vendim fajësie? Ky është një proces shterpë, nuk pjell dot fajësi, nuk lind dot prova që implikojnë z.Mediu në shpërthimin e Gërdecit”, tha avokati.
Ndërkohë gjykata është tërhequr për të marrë vendim lidhur me këtë kërkesë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbyllet përkohësisht Dogana e Kapshticës të hënën, shkak greva e punonjësve grekë. Oraret kur bllokohet lëvizja
Parlament dhe protestë në Tiranë, priten tensione. Mobilizohet Policia
Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe pyjore (VIDEO)
- 16:44 Kryeministri britanik paralajmëron Trumpin: Interesi kombëtar vjen i pari
- 16:31 Irani dënon sulmet e Ukrainës në Detin Kaspik
- 16:19 Mbyllet përkohësisht Dogana e Kapshticës të hënën, shkak greva e punonjësve grekë. Oraret kur bllokohet lëvizja
- 16:11 Parlament dhe protestë në Tiranë, priten tensione. Mobilizohet Policia
- 16:01 Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe pyjore (VIDEO)
- 15:49 U kthye në sensacion të Kupës së Botës, portieri i Kepit të Gjelbër i bashkohet klubit Colo Colo në Kili