Mediu: Do kërkojmë formimin e koalicioneve para zgjedhore
Ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, në një intervistë për Euronews Albania, theksoi se do të kërkojë formimin e koalicioneve para-zgjedhore.
A theksoi se është e papranueshme që vendi ynë ka që 15 vite në NATO dhe akoma nuk bën zgjedhje të ndershme.
Mes tjerash ai nënvizoi se shqiptarët kanë nevojë për parlament dhe opozita duhet të bëjë të pamundurën që të shëndosh partinë politike.
“Kualicionet duhet të lejohen sepse sistemi që ne kemi nëse e djathta shkon e copëzuar favorizon drejtpërdrejt mazhorancën. Çdo votë që nuk kthehet në mandat për një parti politike, shkon në avantazh për një parti tjetër. PS edhe pse ka 48% ka më shumë se 51% të deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë. Ne do kërkojmë formimin e koalicioneve para zgjedhore. Është e papranueshme që jemi që 15 vite në NATO dhe akoma nuk bëjmë zgjedhje të ndershme.
Di që pjesa më e madhe e kolegëve deputetë ndajnë të njëjtin qëndrim me mua. Unë jam i gatshëm të dëgjoj me vëmendje, mendimin e kujtdo kolegu që të më thotë që kështu është mënyra më e mirë për të shëndoshur partinë politike. Shqiptarët kanë nevojë për parlament. Opozita është e interesuar për parlament”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 11:39 Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
- 11:29 Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada rrezikon jetën nga flakët (VIDEO)
- 11:20 ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
- 10:55 Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 10:51 Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024