Sinner fiton trofeun në Miami/ Italiani mposhti në finale Dimitrov

1 Prill 2024 | 17:42

Jannik Sinner ka hipotekuar një tjetër trofe për vitin 2024, duke triumfuar në Miami Open, ku mposhti në finale Dimitrov.

Italiani zhvilloi një paraqitje pozitive, duke mos i dhënë asnjë shans kundërshtarit, të cilin e mundi në shifrat 0-2. Seti i parë u mbyll 3-6 në favor të Jannik Sinner, ndërsa në tjetrin, dominimi ishte dhe më i madh duke vulosur fitoren 1-6 dhe në sete 0-2.

Një fitore ndaj një kundërshtari që nuk cilësohej aspak favorit, por pasi mposhti fillimisht Alcaraz, e pas tij Zverer, bullgari u pa si një lojtar problematik, që mund t’i hapte punë edhe italianit.

22-vjecari i cili u shpall kampion, arriti të fitojë plot 12 raunde duke u mposhtur vetëm në 1 prej tyrekonkretisht ndaj holandezit Griekspor. Në duelet e radhës nuk e vendosi në diskutim fitoren, ndërsa falë këtij triumfi në Miami Open është pozicionuar në vendin e dytë në renditjen botërore të tenisit, duke lënë pas Carlos Alcaraz.

Ky ishte kompetecioni i tretë i fituar nga Sinner këtë vit, pasi i pari ishte ai i muajit janar, ku u rendit i pari në Australian Open e më tej gara e fituar në Holandë. Kujtojmë se në Indian Ëells shkoi deri në gjysmëfinale ku u mposht nga 20-vjecari spanjoll Alcaraz.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”

Prokuroria e Tiranës ka zgjatur me tre muaj afatet hetimore për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Vendimi është marrë pasi, sipas organit të akuzës, nevojiten...
12:40 | 16/07/2026

Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit

Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale e Serbisë, Snezhana Paunoviç, ka kërkuar falje pas reagimeve të forta që shkaktoi deklarata e saj për spastrimin...
12:29 | 16/07/2026

Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë publik mocionin e dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, përmes të cilit propozon hapjen e një...
11:39 | 16/07/2026