Rënia e lindjeve alarmante/ INSTAT: Në vitin 2023 lindën 27,281 foshnja
Shqiptarët po sjellin gjithmonë e më pak fëmijë në jetë.
Të dhënat e INSTAT flasin për 22,210 bebe të lindura në vitin 2023, shifër kjo më e ulëta nga që nga viti 1934 , kohe kur nisi regjistrimi I lindjeve mbi baza vjetore.
Statistikat faktojnë se në vitin 1950, kur u vendos regjimi i diktaturës komuniste, lindën 47,291 foshnja teksa numri i grave në moshë riprodhimi ishte vetëm 259,472 mijë, ose 3 herë më I ulët se në 2023.
Kjo rënie lindjeve është përtej projeksioneve të INSTAT, ku parashikonte që në vitin 2023, të lindnin 27,281 foshnja, por në realitet kanë lindur 19% më pak se pritshmëritë më pesimiste.
Dëshira e grave për fëmijë nuk përputhet me numrin e bebeve të ardhura në jetë.
Të dhënat nga Anketa Demografike dhe e Shëndetit, që u krye në vitin 2018, treguan se një grua në moshë riprodhimi dëshironte më shumë se dy fëmijë.
Gjashtë vite më parë 100 gra donin të sillnin në jetë së paku 250 fëmijë, një shifër kjo më e lartë se norma e zëvendësimit të prindërve që garanton rritjen natyrore të popullsisë.
Gjashtë vite më vonë 100 gra lindën vetëm 121 fëmijë, as gjysmën e asaj që e konsideronin si ideale.
Të dhëna të krahasueshme të Eurostat tregojnë se Shqipëria ka parë rënien më të madhe të fertilitetit nga viti 2021 deri në vitin 2022. Të dhënat zyrtare nga Eurostat tregojnë se norma e lindshmërisë në Shqipëri ishte 1.71 fëmijë për grua më 2012 dhe në vitin 2023 zbriti në 1,21 fëmijë për grua.
Shtyrja e moshës për martesë, synimet për karrierë dhe në shumë raste pamundësitë ekonomike po bëjnë që gratë shqiptare të lindin gjithnjë e më pak fëmijë.
INSTAT raportoi se në vitin 2022, lindshmëria ka rënë për grup-moshat 20-24, 25-29 dhe 35-39 vjeç, ndërsa për grup-moshat më të vjetra ka shënuar rritje të lehtë. Në vitin 2022, mosha mesatare në lindje është 29,5 vjeç.
Gjithashtu raporti gjinor në lindje është përkeqësuar, pasi për çdo 100 vajza të lindura, lindën 107 djem më 2022.
Me këtë ecuri, popullsia e Shqipërisë pëson rënie në mënyrë të pakthyeshme, pasi do të ketë gjithnjë e më pak femra, të cilat janë baza e riprodhimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve