Shtyhet gjyqi për Salianjin, avokati i Geron Xhafës: T’i jepet fund kësaj komedie

12 Qershor 2024 | 11:29

Seanca gjyqësore në Apel për deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në atë që njihet gjerësisht për publikun si dosja “Babale”, është shtyrë për në datën 28 qershor.

Bëhet me dije se në seancë nuk janë paraqitur as avokati i Salianjit, Ledio Braho, por as edhe vetë deputeti.

Shkak i mungesës lidhet me arsye shëndetësore nga ana e të dyve.

Avokati i Geron Xhafës, Ardian Visha, deklaroi se mungesat janë të qëllimshme dhe kërkoi t’i jepet fund kësaj situate komike duke mbajtur seancën për dhënien e vendimit final.

“Mungesa është e qellimshme, raporti merret lehtesisht, duhet t’i jepet fund kësaj situate komike edhe nga ana e gjykatës”, tha Visha.

Kujtojmë se bashkë me Salianjin në Shkallën e Parë u dënuan edhe personat e tjerë të përfshirë në këtë dosje. Fredi Alizoti, (i njohur si kunati i Babales), është dënuar me 2 vite burg për kallëzim të rremë, Albert Veliu, i njohur ndryshe edhe si “Babalja” u dënua me 3 vite e 5 muaj burg, ndërsa gazetari Jetmir Olldashi është dënuar me 5 muaj burg, që i konvertohet në 100 orë punë në komunitet.

Gjykata nuk ka pranoi asokohe kërkesën e prokurorisë për konvertimin e dënimit në shërbim prove për Salianjin.

Në pranverën e vitit 2018, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin Babale. Krimet e Rënda lëshuan urdhër-arreste për protagonistët e audiopërgjimit, Albert Veliu, i njohur ndryshe me nofkën “Babalja” dhe kunatin e tij, Fredi Alizoti.

Nga ekspertiza që i është bërë kampionit të zërit, ai që dëgjohet në audio është i Agron Xhafajt, por i Alizotit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026