Shtyhet kompensimi i pronarëve! Afati i fundit viti 2028, ATP kërkon më shumë kohë

3 Dhjetor 2024 | 15:54

Sipas rishikimit të fundit, afati për shqyrtimin e aplikimeve për ish-pronarët dhe kohëzgjatja e fondit të kompensimit do të zgjatet përtej viteve të parashikuara aktualisht në ligjin në fuqi.

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) do të vazhdojë të shqyrtojë dosjet deri në vitin 2027, ndërsa procesi i kompensimit të pronarëve pritet të zgjasë deri në vitin 2028. Ligji aktual parashikonte që shqyrtimi i dosjeve të përfundonte brenda vitit 2024, ndërsa kompensimi fizik dhe monetar të përfundonte deri në vitin 2026.

Ministria e Drejtësisë ka argumentuar se është e pamundur të respektohen afatet fillestare, duke theksuar se procesi është i ngadalësuar nga disa faktorë, përfshirë vëllimin e madh të dosjeve dhe sfidat që lidhen me procese të gjata gjyqësore.

Në lidhje me procesin e vendimmarrjes, ATP ka përmbyllur deri tani procedimin administrativ për vetëm 115 dosje, që përfaqësojnë 1.6% të kërkesave ende të patrajtuara.

Një tjetër problematikë e identifikuar është ecuria e ngadaltë e proceseve gjyqësore, të cilat për shkak të mungesës së vendimmarrjes kanë lënë pezull qindra praktika.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, shtyrja e afateve do t’u japë qytetarëve mundësinë që kërkesat e tyre të trajtohen në rrugë administrative nga ATP, duke shmangur vonesat e gjata që lindin në proceset gjyqësore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026