Shtyhet në GJKKO seanca për kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu

30 Janar 2025 | 10:33

Shtyhet për më datë 11 shkurt seanca ndaj kryetarit të Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu në GJKKO, lidhur me kërkesën e SPAK për pushimin e hetimeve ndaj tij, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Shkak u bë mungesa e njoftimit të palës paditëse (Partia Demokratike).  Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, togat e zeza të GJKKO do duhet të shprehen me vendim duke qenë se emri i kryebashkiakut u regjistrua si person nën hetim.

Disa javë më parë SPAK kërkoi në Gjykatë pushimin e çështjes me argumentin se gjatë hetimeve nuk provoi që Ndreu ka kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës për të cilën u hetua.

Pjerin Ndreu u kallëzua në SPAK nga Partia Demokratike në vitin 2023, lidhur me ndërtimin e një rruge dhe trotuareve drejtimin Lezhë-Shëngjin në kundërshtim me ligjin gjatë periudhës së fushatës elektorale dhe se më pas u paraqit edhe një shkresë të ARRSH-së ku kërkonte ndalimin e punimeve pasi ishte në juridiksionin e këtij institucioni të kryente punime.

Ndreu paraqiti në SPAK, raporte mbi të cilat argumentoi ndërhyrjen në këtë rrugë, për shkak të problematikave dhe ankimeve nga qytetarët si pasojë e numrit të lartë të aksidenteve. Për këtë çështje, Pjerin Ndreu u thirr ne SPAK në korrik të vitit 2024, ku pas rreth 1 ore marrje në pyetje deklaroi që dha shpjegime në cilësinë e personit nën hetim për akuzën “shpërdorim detyre”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026