Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu paraqitet në SPAK

10 Korrik 2024 | 10:10

Kryebashkiaku socialist i Lezhës, Pjerin Ndreu, është paraqitur mëngjesin e kësaj të mërkure në Prokurorinë e Posaçme.

Pas marrjes në pyetje për rreth një orë, Ndreu, pranoi në dalje të organit të akuzës se ndaj tij po kryehen hetime për “Shpërdorim detyre”. Megjithatë ai shtoi se aktualisht nuk ka asnjë akuzë konkrete të ngritur.

Kryebashkiaku i Lezhës la të kuptohet se kallëzimi ndaj tij është bërë nga Partia Demokratike e Lezhës dhe shtoi se është i gatshëm të sqarojë çdo dyshim në lidhje me veprimtarinë e tij drejtuese.

“Zero shkelje procedurash, zero korrupsion e dëm ekonomik. Ka një problem procedure ku PD e Lezhës nuk është dakord që të bëjmë trotuate. Jemi në process, dhashë shpjegimet e mia. “Shpërdorim detyre” në cilësinë e personit në hetim, është kallëzim politik dhe nuk ka të bëjmë më korrupsionin dhe as shkelje të barazisë në tenedra.

Kemi zgjidhur një problem madhor, por si ka shkuar përshtat PD-së së Lezhës. Jam person në hetim po nuk jam i akuzuar.

Ajo që kam bërë unë është shërbim ndaj komunitetit. Shpërdorimi i detyrës kërkon zgjerimin e fitimeve për vete, një dëm ndaj shtetit apo të tjerëve, gjë që nuk ekziston. Sa herë do të më thërrasin jam këtu. Do të më kenë sa herë të duan, do vij më dëshirë. Jam mbështetës publikisht i kësaj prokurorie. Nuk qahem pse më thirrem.

Kam ardhur se më ka thirrur SPAK. Këtu jemi unë për vete nuk e shoh të arsyeshme që mund të ngrihen akuza. Nëse do të ngrihen do të përballem”, tha Ndreu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e Lungomares. Sipas informacioneve paraprake, një motomjet ka përplasur një këmbësore, e cila është...
21:55 | 23/06/2026

Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:53 | 23/06/2026