Shtyhet në GJKKO seanca për Sali Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Këtë të martë në orën 8:30 ishte planifikuar një tjetër seance ku avokatët e Sali Berishës kërkonin ndryshim të masës së sigurisë.
Seanca është shtyrë për mungesën e prokurorisë. Seanca e ardhshme do të zhvillohet në datë 8 prill ora 13:00.
Dy prokurorët e SPAK, vunë në dijeni gjykatën përmes një shkrese se nuk mund të paraqiteshin në seancë për arsye objektive. Ashtu si në çdo seancë, avokatët e Berishës, Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj u paraqitën në ambientet e GJKKO.
Kujtojmë se ish-kryeministri Berisha ndodhet nën masën e “arrest në shtëpi” që prej 30 dhjetorit 2023, për çështjen “Partizani”.
Ai ka bërë disa herë kërkesë për ndryshim të masës së sigurisë, por ajo është refuzuar. Gjithashtu ai ka kërkuar që të jetë i pranishëm në seancat plenare, si e drejtë e tij për të përfaqësuar interesin e qytetarëve që e kanë zgjedhur, në Kuvend. Por pavarësisht pretendimeve të tij, GJKKO i ka refuzuar kërkesat.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë