Shtyhet procesi gjyqësor ndaj Netanyahut, shkak vizita në SHBA
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, nuk do të dëshmojë javën e ardhshme në procesin gjyqësor penal kundër tij, për shkak të një vizite zyrtare në Shtetet e Bashkuara. Shtyrja e dëshmisë u kërkua nga ekipi i tij mbrojtës dhe u miratua nga prokuroria, e cila aktualisht ndodhet në fazën e marrjes në pyetje të kryeministrit.
Megjithatë, prokuroria kërkoi shtimin e ditëve të gjyqit për të kompensuar vonesën, duke pasur parasysh se gjykatat izraelite do të hyjnë në pushim veror nga 21 korriku deri më 5 shtator. Sipas vendimit të mëparshëm të gjykatës, Netanyahu do të dëshmonte më 21 dhe 22 korrik, por këto data tani janë në pikëpyetje.
Netanyahu pritet të udhëtojë të dielën drejt Uashingtonit dhe të kthehet në fund të javës. Gjatë vizitës, ai ka të planifikuar takime me një sërë zyrtarësh të lartë amerikanë, përfshirë Presidentin Donald Trump, Zëvendëspresidentin JD Vance, Sekretarin e Shtetit, Këshilltarin për Sigurinë Kombëtare Marco Rubio, si dhe të dërguarin për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth, dhe përfaqësues të Senatit dhe Kongresit amerikan.
Netanyahu po përballet me akuza për korrupsion, mashtrim dhe abuzim me besimin publik, në një proces gjyqësor që ka zgjatur disa vite dhe që ka dominuar skenën politike izraelite.
LEXONI GJITHASHTU:
- Hamasi dyfishon kërkesat: Marrëveshja për pengjet vetëm nëse përfundon lufta
- Vazhdon mosbindja civile në Serbi, kaos dhe dhjetëra persona të ndaluar
Pompei rindërton tavanin antik me afreske të mitologjisë greke
Trump: Jemi në negociata intensive me Iranin. Nëse s’do të ketë rezultat, do përgjigjemi ashpër
Mbi 300 mijë të evakuuar në Francë e Spanjë, rreth 120 mijë hektarë tokë e djegur
- 18:08 Pompei rindërton tavanin antik me afreske të mitologjisë greke
- 18:07 Pirlo largohet nga posti i lartë i futbollit italian pas kritikave për lidhjet me firmën ruse të basteve
- 17:55 Arbitri i finales së Kupës së Botës tërhiqet nga futbolli pas kritikave për ndeshjen Argjentinë-Spanjë
- 17:54 Trump: Jemi në negociata intensive me Iranin. Nëse s’do të ketë rezultat, do përgjigjemi ashpër
- 17:45 Mbi 300 mijë të evakuuar në Francë e Spanjë, rreth 120 mijë hektarë tokë e djegur
- 17:43 Koleksioni fotografik i Elton John mbërrin në Paris me mbi 300 vepra ikonike