Shtyhet seanca e parë e Beqajt për “Sterilizimin”, debati me prokurorin e SPAK

27 Shkurt 2025 | 11:22

Në seancën e parë gjyqësore të zhvilluar në Gjykatën e Posaçme të Apelit, avokati i ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, Ermal Yzeiraj, kërkoi aktin e shkruar nga Prokuroria për rikualifikimin e akuzës.

Yzeiraj theksoi se mbrojtja ende nuk ka marrë informacion lidhur me qëndrimin e Prokurorit për ndryshimin e akuzës.

“Kërkojmë aktin e shkruar nga ana e prokurorisë për rikualifikimin e akuzës. Ne nuk e dimë qëndrimin e Prokurorit lidhur me ndryshimin e akuzës nga “shpërdorimi i detyrës” në vjedhje duke shpërdoruar detyrën. Nga bashkëpunimi i thjeshtë në një formë më të lartë, ajo e grupit të strukturuar kriminal.”

Nga ana e tij, Ilir Beqaj shpjegoi se kishte pyetur administratën në Durrës, por kishte marrë përgjigje se akti nuk kishte mbërritur ende, duke shtuar: “Deri dje pyeta ata të administratës në Durrës, por më thanë s’ka ardhur. Nisët një vendim të dhjetorit, por jo rikualifikimin e akuzës.”

Beqaj gjithashtu u drejtua me pyetjen për Prokurorin: “Pse s’e nisët?”

Prokurori Edvin Kondili, në përgjigje, tha: “Në dukje kjo është kërkesë për marrje vendimi, por në fakt në thelb është për shtyrje. Ndaj, kërkoj pezullimin e afateve të paraburgimit dhe të arrestit shtëpiak.”

Seanca e radhës për çështjen e Ilir Beqajt është caktuar për më 13 mars, në orën 12:30.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026