Shtyhet seanca paraprake për Ilir Metën, SPAK kërkon kalimin e çështjes për gjykim
Këtë të enjte u zhvillua seanca paraprake për presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e cila zgjati rreth 3 orë. Dy prokurorët e SPAK, Sotir Kllapi dhe Arben Kraja, lexuan një pjesë të materialit prej 214 faqesh, duke kërkuar kalimin e çështjes për gjykim ndërsa u vendos shtyrja e seances.
Seancat paraprake për kalimin ose jo në gjykim të dosjes “Meta” nuk do të mund të zhvillohen më ditë të martë ose të mërkurë, duke qenë se Kryemadhi është e angazhuar si opinioniste në një format televiziv dhe do të jenë çdo të enjte në orën 10:00.
Pas përfundimit të seancës, avokati mbrojtës i Metës, Kujtim Cakrani, deklaroi për mediat se ajo që u paraqit sot në sallë vërteton, sipas tij, se akuza nuk qëndron. Ai theksoi se beteja ligjore vijon dhe se mbrojtja mbetet e vendosur për ta çuar çështjen deri në fund.
“Gjatë seancës u vërtetua se akuza nuk qëndron. Beteja mbetet e hapur. Ne do të takohemi në datën 29. Shpresojmë që të jetë një seancë vendimtare dhe më pas radhën do ta kenë avokatët për të paraqitur parashtrimet tona”, u shpreh Cakrani.
Hetimet nga SPAK për Ilir Metën u mbyllën më 28 korrik, ndërsa dosja u kalua për gjykim në fund të gushtit. Dosja përfshin tre hetime: CEZ-DIA, lobimin e LSI-së në SHBA dhe hetimin pasuror.
Aksident në Korçë, makina përplas karrocën me një fëmijë brenda. Detajet e para
Fati i Ervin Matës! Artan Hoxha: Në Brazil drejtësia është e shtrenjtë
Aksidenti në Portin e Durrësit, ndërron jetë në spital 62-vjeçari nga Kosova (EMRI)
- 16:45 Kroacia bllokon Malin e Zi në Kapitullin e 31 për rrugën drejt BE-së, zbulohet arsyeja e vetos së Zagrebit
- 16:40 Aksident në Korçë, makina përplas karrocën me një fëmijë brenda. Detajet e para
- 16:38 Fati i Ervin Matës! Artan Hoxha: Në Brazil drejtësia është e shtrenjtë
- 16:31 Aksidenti në Portin e Durrësit, ndërron jetë në spital 62-vjeçari nga Kosova (EMRI)
- 16:24 GJKKO dënon 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë për shkelje në tendera
- 16:19 Ministri Katz: SHBA po bllokon sulmet izraelite ndaj objektivave energjetike iraniane