Shtyhet seanca për gjyqin e “Sterilizimit”, rëndohet akuza ndaj Beqajt
Seanca për gjyqin e Sterilizimit është shtyrë për shkak te largimit nga seanca të një prej avokatëve për arsye familjare.
Në seancën e ardhshme gjykata do te shprehet për ndarjen e çështjes pasi disa prej te pandehurve kane kërkuar gjykim të shkurtuar dhe ndarjen veçmas.
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është marrë i pandehur për akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën në kuadër të organizatës kriminale. Beqaj u tregua i ashpër me gjyqtaren Davidhi që rëndoi pozitën e tij penale. Ai kërkoi që ky procedim nuk duhet të niste nga SPAK pasi prokuroria Tiranë 10 vjet më parë e kishte pushuar. Beqaj kërkoi pushimin e menjëhershëm të çështjes. Ish-ministri ka pretenduar se ndaj tij nuk janë respektuar të drejtat dhe për këtë ai ka lexuar direktivat e BE për mbrojtjen e të dënuarve. Beqaj ka kërkuar gjykimin e çështjes me gjykim të zakonshëm dhe mosndarjen e saj.
“Theksoj që ne të akuzuarit nuk jemi të gjithë një palë në proces (pala e të akuzuarve), por secili prej nesh eshte palë më vete. Dhe Kodi Procedures Penale do dakordësinë e të gjitha palëve. Prandaj, nuk ka rëndësi sa të pandehur shprehin dakordësinë për ndarjen e çeshtjes. Edhe një i pandehur i vetëm qe shpreh mosdakorëdesi e pamundeson ndarjen e çështjes”, u shpreh Beqaj para gjykatës.
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia