Shtyhet sërish gjyqi ndaj Klevis Balliut dhe banorëve të Unazës së Re
Gjykata e Rrethit gjyqësor Tiranë shtyu sërish të mërkurën gjyqin ndaj ish-deputetit Klevis Balliu dhe 4 banorëve të Unazës së Re, kjo pasi u pranua kërkesa për ndryshimin e prokurorit të çështjes.
Në një deklaratë për shtyp, ish-deputeti Balliu akuzoi prokurorinë se po përdoret politikisht për të mbajtur nën presion qytetarët dhe opozitën.
“Në gjykata mbeten banorët dhe përfaqësues të opozitës, ndërsa nuk janë arrestuar ata që vjedhin miliona euro, kjo pas 1 viti e gjysmë nuk ka asnjë të arrestuar për megaaferën 40 milionë euroshe te Unaza e Re,” – tha ish-deputeti Balliu, i cili këmbënguli për “një sistem hajdutërie, që interesohet të mbrojë projektet korruptive”.
Ish-deputeti demokrat përmendi raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, të cilat bëjnë fjalë për dëme deri në 6.2 miliardë euro buxhetit të shtetit, por që nuk janë shoqëruar “me asnjë të akuzuar, apo përgjegjës”.
Balliu dhe 4 banorë të Unazës së Re akuzohen për protesta të paligjshme, kundërshtim të policisë dhe pengim të funksionarëve publikë në ushtrim të detyrës. Seanca e fundit, për këtë çështje u mbajt në muajin shkurt.
Prej shtatorit të vitit 2018, projekti i zgjerimit të Unazës së Re dhe rikonceptimit të Sheshit Shqiponja në Tiranë, ka përplasur banorë të kësaj zone me autoritetet qeveritare, të cilat kanë refuzuar dëmshpërblimin e banesave të tyre, një pjesë e të cilave janë informale.
Opozita ka mbështetur protestat e tyre, ndërsa një prej tenderave të këtij projekti u bllokua pasi rezultoi se kompania që e fitoi atë kishte falsifikuar dokumentet.
Lexoni gjithashtu:
IKMT-ja vijon aksionin në zonën e Astirit, pritet shembja e 30 ndërtesave
Rinisin shembjet e banesave në “Astir”, banorët nuk bëjnë asnjë rezistencë
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania