Shtyhet sërish procesi gjyqësor për ish-ministrin Saimir Tahiri

10 Shkurt 2023 | 10:18

Shtyhet sërish procesi gjyqësor për ish-ministrin Saimir Tahiri, proces në të cilin Tahiri kërkon njohjen e shlyerjes prej tij të një pjese të mirë të dënimit fillestar prej 3 vite e 4 muajsh shërbim prove, dënim i marrë në shtator të vitit 2019.

Më pas SPAK ndryshoi dënimin për ish-ministrin me 3 vite e 4 muaj burg. Në këto kushte Tahiri kërkon të njihet koha e shlyer nga dënimi fillestar.

Nëse do ti pranohet kërkesa, Tahiri do të përfitojë ulje dënimi me 1 vit e 6 muaj. Ndërkohë është i paqartë fakti që ish-ministri dhe avokati i tij mbrojtës Maksim Haxhia nuk paraqiten për të disatën herë në procesin gjyqësor që ata vetë e kanë kërkuar dhe kanë interes për të.

Ndërkohë pranë gjykatës Elbasan ka mbërritur dhe një kërkesë tjetër për nga ish-ministri Tahiri, i cili i kërkon Gjykatës uljen e përvitshme të dënimit me 90 ditë për sjellje të mirë.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026