Shtyhet shpallja e vendimit në “Apelin” e GJKKO për Berishën, flet avokati

20 Nëntor 2023 | 16:23

Seanca gjyqësore në Apelin e GJKKO-së, për ankimimin e Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit, që kërkojnë shpalljen të pavlefshme të masave të sigurisë ndaj tyre, të vendosura nga “Shkalla e Parë, është shtyrë për ditën e martë në orën 11:00.

Menjëherë pas përfundimit të seancës në Apelin e GJKKO-së ka reaguar për mediat edhe avokati personal i Berishës, Genc Gjokutaj, i cili tha se gjykata ishte sot në pamundësi për të dhënë vendimin, për shkak se dosja ishte voluminoze.

Kujtojmë se Berisha dhe Malltezi akuzohen për “korrupsion” në dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

“Shpjegoi për mëse një orë të gjithë elementët e trajtimit të pronës. Gjykata ishte në pamundësi sot për të dhënë vendimin, pasi konsideroi që hetimi është voluminoz dhe seanca u shty për nesër në orën 11:00 për shpalljen e vendimit. Të gjitha kërkesat që ne kemi bërë në shkallë të parë i kemi rikërkuar në Gjykatën e Apelit, duke i dhënë përgjigje dhe Anilës. Duam ta vendosim këtë proces në shinat ligjore. Malltezi shpjegoi të gjithë procedurën e privatizimit, të përfitimit të pronës dhe është e çuditshme sesi ndaj tij është hapur çështje penale. Berisha nuk paraqitet karshi një vendimi anti-kushtetues, është vendim nominal i Berishës, i informuar nga ne për paligjshmërinë e atij vendimi”, u shpreh Gjokutaj.

GJYKATA E POSAÇME E APELIT PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 20.11.2023, ora 09:00, lidhur me çështjen penale nr. 56 akti, datë 14.11.2023 regjistrimi, mbi ankimin e personave nën hetim S.B. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 112, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, pasi dëgjoi palët, i dha fund shqyrtimit gjyqësor po në datë 20.11.2023, ora 16:00, dhe urdhëroi shtyrjen e shpalljes së vendimit në datë 21.11.2023, ora 11:00.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026