Shtyhet vendimi i Kushtetueses për ndërtimet pa leje, shkak firmat e Dumës e Rushaj
Gjykata Kushtetuese ka shtyrë seancën për vendimin e qeverisë për konfiskimet e ndërtimeve pa leje. Shkak janë bërë firmat e demokratëve që kanë ankimuar vendimin, një pjesë e firmëtarve sot nuk janë më deputetë.
Firma e Grida Dumës dhe Alfred Rushajt në kërkesën për të shfuqizuar vendimin e qeverisë për konfisikimin e ndërtimeve pa leje ka qënë arsyeja se përse gjykata kushtetuese shtyu seancën gjyqësore.
Ndonëse Duma dhe Rushaj mbanin funksionin e deputetit në kohën kur padia me firmat e 28 deputetëve është depozituar në kushtetuese, përfaqësuesit e qeverisë e kanë konsideruar si një kërkesë të cunguar. Por për Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazmend Bardhi kjo është një taktikë për të zvarritur shqyrtimin e kërkesës së tyre.
“Kolegët tanë deputetë kanë qenë në ushtrim të detyrës së tyre. Një taktikë për të zvarritur dhe më tej shqyrtimi ne kësaj çështjeje. E kemi depozituar që në tetor, do duhet të kishim një shqyrtim shumë kohë më parë nga ana e gjykatës. Me sa duket Këshilli i Ministrave ka vendosur të zvarrisë dhe më tej këtë çështjes. Është fakt publik dhe grupi parlamentar ka më shumë se 28 anëtarë, por ky është një pretendim absurd i Këshillit të Ministrave, krejtësisht i pabazuar në Kushtetutë dhe ligj dhe bëhet vetëm me qëllimin për të fituar kohë”, tha Bardhi.
Bardhi shkoi më tej me akuza duke akuzar Kryeministrin Rama se po shantazhon anëtarët e Gjykatës kushtetuese.
“Tetorin e vitit të kaluar 28 deputetë të Partisë Demokratike depozituan padinë në Gjykatën Kushtetuese me argumentin se vendimi i këshillit të ministrave favorizon oligarkët e ndërtimit për ti amnistuar ata penalisht”, përfundoi Bardhi.
LEXO GJIOTHASHTU:
Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit