Shtyrja e seancës, Kryemadhi: Prokurori vazhdon heton! Drejtësi e komanduar

28 Tetor 2025 | 10:15

Pas shtyrjes së seancës në GJKKO ndaj ish-presidentit, Ilir Meta ka folur për mediat ish-deputetja, Monika Kryemadhi. Seanca u shty për në datën 11 nëntor për shkak të mungesës së avokatit të Kryemadhit. Kryemadhi në deklaratën e saj për mediat tha se vazhdon hetimi edhe pse dosja është mbyllur. Sipas saj qëllimi është për të mbajtur Ilir Metën në burg.

“Ata që ndodh në sistemin tonë të drejtësisë siç na tha avokati vazhdon hetimi, pra nëse dosja do të duhet të ishte mbyllur prokurori vazhdon heton, hetimi për Metën, Kryemadhin nuk ka mbaruar por vazhdon. Ne jemi në hetim në paraprak. Qëllimi është për të mbajtur Metën në burg. Ata që duan ta bëjnë jashtë ushtarë të Yuri Kim”, u shpreh ajo.

Kryemadhi gjithashtu ka reaguar edhe në rrjetet sociale ku shprehet se SPAK ka vepruar nën direktivë politike. Ajo ritheksoi se duan që Meta të mbahet në burg. Krymadhi shkruan se drejtësia është e komanduar dhe instrument i pushtetit.

“SPAK me direktivë politike. Drejtësi për pushtetin, jo për të vërtetën. SPAK nuk ka zbuluar asnjë provë të re. Ka kthyer vetëm përgjigje ndaj kërkesave që kam bërë unë vetë, përpara se të mbylleshin hetimet, më 14 gusht 2025.

Në këto përgjigje del qartë se: LSI ka paguar vetëm aq sa ka deklaruar zyrtarisht dhe nuk ekziston asnjë kërkesë apo autorizim nga vetë LSI për pagesa nga të tretë. Por në vend që të hetonte plotësisht këto fakte, SPAK e ka çuar çështjen për gjykim pa administruar të gjitha provat, vetëm për ta mbyllur dosjen dhe për të mbajtur Ilir Metën në burg.

Është e qartë për këdo: SPAK ka vepruar nën direktivë politike, sepse pa këtë direktivë, nuk do të kishte asnjë bazë ligjore për ta mbajtur Ilir Metën të burgosur.

Ajo që sot përpiqet të shitet si “provë e re” është, në fakt, një fashikull i plotë hetimor prej 450 faqesh! Pra, SPAK ka çuar për gjykim një dosje të cilës i mungojnë 450 faqe hetimore, vetëm për një inat fëminor: të mbahet Ilir Meta në burg, sepse kalonin afatet ligjore të paraburgimit.

Drejtësia e komanduar nuk është drejtësi- është instrument i pushtetit. Dhe kjo e vërtetë, sado të mundohen ta fshehin, nuk do të mbetet e fshehur”, shkruan në Instagram Kryemadhi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026