Shuhen flakët në ishullin e Sazanit, Euronews Albania në zonën e shkrumbuar
Flakët në ishullin e Sazanit janë shuar. Në territorin e ishullit, kanë mbetur vetëm një grup i vogël i forcave zjarrfikëse, të cilët janë duke monitoruar, nëse ka ndonjë shkëndijë apo shkurre që ende nxjerr tym.
Gjithashtu, në ishull ka ende një prani të forcave të ushtrisë, por në numër më të paktë në krahasim me ditët e mëparshme.
Gazetarja Ebrieta Maçaj raporton nga ishulli i Sazanit se avioni që ndihmoi në shuarjen e flakëve nga ajri, është kthyer në Greqi, ndërkohë që është konfirmuar se në rast rreziku ai do të vijë sërish për të ndihmuar.
Sakaq, pas 5 ditësh ndërprerje, anijet turistike janë nisur drejt Sazanit me vizitorë, por nuk dihet nëse do të lejohet të zbarkojnë apo jo.
Ende zyrtarisht nuk ka një informacion në lidhje me shkaqet e rënies së zjarrit në ishull.
LEXONI GJITHASHTU
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet