Shuhet kitaristi i njohur, bashkautor i hitit ‘Sweet Home Alabama’
Kitaristi Gary Rossington, anëtari i fundit i mbetur gjallë nga banda amerikane e rokut LINIRD SKINIRD, ka ndërruar jetë të hënën në moshën 71-vjeçare.
Një nga themeluesit e grupit të famshëm, Rossington debutoi në të gjitha albumet dhe është bashkautor i hitit “Sweet Home Alabama”, e përdorur si kolonë zanore në shumë filma të Hollivudit.
Në vitin 1977 ai i mbijetoi aksidentit ajror ku anëtarët kryesorë të grupit humbën jetën.
Por pavarësisht problemeve shëndetësore, Rossington vazhdoi të interpretonte në shfaqje të shumta muzikore deri në shkurtin e kaluar.
“Me trishtim të thellë na duhet të njoftojmë se kemi humbur vëllain, mikun, kantautorin dhe kitaristin tonë Gary Rossington”, thuhet në një komunikatë të publikuar në profilin simbolik të bandës në rrjetin social Facebook.
Menaxherët e profilit shprehen se tani, Gary është me vëllezërit e grupit dhe me familjen e tij në Parajsë, ku vazhdon të performojë me kitarën e tij.
Shkaqet e vdekjes për momentin janë të paqarta, por në 2021-shin Rossington iu nënshtrua një ndërhyrjeje në zemër.
LEXONI GJITHASHTU:
Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal
Në janar i shpëtoi atentatit, vritet kryebashkiaku i Meksikës. Persona të armatosur sulmuan zyrën e tij
BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
- 15:41 Deputetët e opozitës godasin tavolinat, PS voton rezolutat për institucionet e pavarura
- 15:33 Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte
- 15:19 Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu
- 15:12 Ministri i Brendshëm reagon pas protestës: Opozita përpjekje për të penguar rrugën evropiane të vendit
- 15:03 Opozita bllokon foltoren, mazhoranca miraton propozimin e Ballës për kalimin direkt në votim
- 14:49 Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal