Shuhet një familje në aksident, 4 viktima dhe 3 të plagosur në autostradën “Pavarësia”

25 Qershor 2021 | 09:16

Një familje me katër anëtarë është shuar në një aksident të rëndë të ndodhur në autostradën Fier-Vlorë në zonën e quajtur “Kripa”. Teksa udhëtonin me një autoveturë “Toyota”, familjarët nga Patosi, Eduart Gushi, 44 vjeç, Silvana Gushi, 33 vjeç Anastasia Gushi 14 vjeçe dhe Eva Gushi 9 vjeçe, janë përplasur me një autoveturë tjetër tip “Audi”, duke përfunduar në kanal dhe duke humbur jetën.

Përplasja ka qenë shumë e fortë, sa është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë trupat e pajetë nga automjeti. Vetëm një prej vajzave, është arritur të dërgohet në spital, por mjekët e kanë pasur të pamundur ta mbajnë në jetë, si pasojë e plagëve të rënda që ka marrë.

Ndërkohë në Spitalin e Vlorës, janë dërguar edhe tre pasagjerët që ndodheshin në mjetin tip “Audi” Igli Madani, Fabio Lamaj dhe Glori Selimi, të cilët kanë marrë goditje të rëndë, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ende nuk ka ndërtuar një skemë të qartë se si ka ndodhur aksidenti, por ajo që dihet me siguri është se shpejtësia e lartë ka qenë faktor përcaktues në pasojat tragjike të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026