Shumica e forcave ruse 30 km larg Kievit, thotë ministri britanik

26 Shkurt 2022 | 13:40

Pjesa më e madhe e forcave ruse janë larg vetëm 30 kilometra nga qendra e Kievit, tha të shtunën Ministria britanike e Mbrojtjes.

“Rusia ende nuk ka fituar kontrollin e hapësirës ajrore mbi Ukrainën, duke ulur ndjeshëm efektivitetin e Forcave Ajrore Ruse”, u shpreh ai.

Ministri shtoi se “Forcat e Armatosura të Ukrainës vazhdojnë të bëjnë rezistencë në të gjithë vendin.”

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u tha qytetarëve se kryeqyteti Kiev ishte ende nën kontrollin e tyre dhe luftimet vazhdojnë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump pret në Shtëpinë e Bardhë edhe kryeministrin izraelit: Takimet ishin pozitive dhe produktive

Pas takimit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Shtëpinë e Bardhë u zhvillua edhe takimi i radhës i Donald Trump me kryeministrin izraelit. Presidenti amerikan,...
19:13 | 28/07/2026

Irani kërcënon të bllokojë anijet nga përdorimi i Ngushticës së Hormuzit për shkak të aseteve të ngrira

Ushtria e Iranit paralajmëroi se çdo anije që i përket një vendi ose kompanie që përdor asete të ngrira iraniane do të bllokohet nga kalimi...
18:36 | 28/07/2026

Trunk Bay shpallet plazhi më i mirë në botë, Elafonissi i Greqisë renditet i dyti

Një studim i ri i publikuar nga Beach.com ka renditur 25 plazhet më të mira në botë, duke u bazuar në të dhëna objektive si...
18:28 | 28/07/2026