Shumica e shqiptarëve besojnë se PS do ta çojë deri në fund mandatin e tretë
Shumica e shqiptarëve besojnë se Partia Socialsite do ta vijojë deri në fund mandatin e tretë qeverisës duke përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, ngjashëm besojnë edhe 40.7% e votuesve të PD-së.
Kështu rezultoi nga sondazhi i kompanisë MRB për Euronews Albania, ku 70.7% e të pyeturve thanë se besojnë që PS “do ta përfundojë mandatin”, ndërsa 24.6 thanë se “nuk do ta përfundojë dhe do të ketë zgjedhje të parakohshme” – 4.7% nuk u përgjigjën.
Nga analiza e detajuar ra në sy se nga ata që u përgjigjën se PS do ta çojë deri në fund mandatin e saj të tretë 96.7% ishin votues të PS-së dhe 40.7% votues të PD-së.
Prej votuesve të PD-së, 53.1% besojnë se do të ketë zgjedhje të parakohshme.
Për sa i përket grup-moshave, vlen të theksohet se grup-mosha 65-75 vjeç është ajo më e bindura se PS do ta mbyllë deri në fund mandatin e tretë (vetëm 19% thonë se do ketë zgjedhje të parakohshme).
Metodologjia
Sondazhi u bë për Euronews Albania nga kompania prestigjioze MRB, e cila zhvilloi 1,000 intervista (49.5% meshkuj, 50.5% femra) ballë për ballë në zonat urbane dhe rurale me persona me të drejtë vote (mbi 18 vjeç) nga data 25 maj deri më 2 qershor.
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin