Si do shpërndahet buxheti i 2026? Vengu: Do investojmë në bashkitë që kanë nevojë

15 Nëntor 2025 | 22:42

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka zbuluar planet kryesore të buxhetit të vitit 2026 në një intervistë me moderatoren Greta Topjana në “Review”.

Vengu theksoi se investimet do të orientohen drejt bashkive me më shumë nevojë dhe forcimit të kapaciteteve të sigurisë dhe emergjencave civile. Ai deklaroi  se 2026-a do të jetë viti i prodhimit dhe i stërvitjes së pilotëve, duke synuar që Shqipëria të hyjë në vitin 2027 me një flotë të gatshme për ndërhyrje ajrore.

“Viti 2026 do të jetë viti i prodhimit, do të jetë dhe viti i stërvitjes së pilotëve në mënyrë që fillimi i 2027-tës të na gjejë me një flotë të gatshme për ndërhyjre ajore. Cfarë bëjmë me këto financime?

Vijojmë investimet domethënëse në mbrojtjen kibernetike. Kemi nje komandë kibernetike e cila ka përgjegjësi të posaçme në Shqipëri. Është një spektër luftimi ku Shqipëria mund të ketë një avantazh qoftë në fushën civile dhe atë ushtarake”, tha ministri Vengu.

Ai theksoi se mbrojtja kibernetike, shpërndarja e drejtë e fondeve dhe ndërhyrjet infrastrukturore do të jenë tri shtyllat kryesore të investimeve.

“Ka tre elementë në buxhetin tonë për mbrojtjen civile të 2026-ës. E para, një shpërndarje më e drejtë e financimeve qëndrore për bashkitë.

Bashkitë janë konsideruar historikisht si hallka e dobët në sistemin kombëtar të Emergjencave Civile. Synojmë të kemi shpërndarje më të drejtë. Ato bashki që janë më modeste nga buxheti, të mund të marrin më shumë ndihmë. Kemi bashki që mund të kenë përmasa të mëdha por pak popullsi dhe që janë shumë te ekspozuara nga risku i zjarreve. Ndërkohë zonat më të banuara mund të kenë zjarre urbane por jo zjarre masive që njohim.

Pika e parë, më shumë financim për bashkitë, e dyta rinovim i flotës kombëtare, e treta infrastrukturë e re me qendra rajonale emergjencash civile për zonat më të vështira për askes siç janë ato malore, pyjore.

Kemi në plan të bëjmë 4 qendra të tilla të cilat do kenë mundësinë të akomodojnë helikopter, do kenë mundësinë të furnizojnë, do kenë një flotë të re dhe një personel ushtarak të stërvitur për Emergjencat Civile”, u shpreh ministri i Mbrotjes Pirro Vengu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026

Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

Është ndaluar drejtoresha e filialit te Postës së Durrësit Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Pas kallëzimit penal të...
20:29 | 15/07/2026

Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë

Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e 46-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur në bulevardin përpara godinës së Kryeministrisë, ku do...
20:15 | 15/07/2026