Si do të zgjidhet çështja e banorëve të ‘5 Majit’ sipas Bashkisë Tiranë e Avokatit të Popullit

19 Janar 2022 | 18:20

Zv.kryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti shprehet se familjet që u janë shembur shtëpitë në lagjen ‘5 Maji’ dhe kanë firmosur marrëveshje janë trajtuar me bonus qiraje. Vlera e këtij bonusi është nga 18 mijë lekë deri në 27 mijë lekë.

Lidhur me shqetësimet se banorët nuk kanë një datë kur do të marrin shtëpitë e reja, znj. Roseti tha se kjo vjen nga fakti se nuk ka ende një datë për përfundimin e projektit.

Zv.kryetarja e Bashkisë së Tiranës u shpreh se të gjithë qytetarët e prekur do të marrin të njëjta metra katrore që disponojnë aktualisht.

Avokati i Popullit, Erinda Ballanca thotë se aktmarrëveshja që Bashkia e Tiranës u propozon banorëve të ‘5 Majit’ ka gabime juridike dhe është e padrejtë.

Sipas znj. Ballanca, shkelja më e rëndë është se me nënshkrimin e aktmarrëveshjes banorët heqin dorë nga ankimimi në gjykatë.

Avokati i Populli duke prekur rastet e banorëve që nuk kanë legalizime, tha se kjo nuk ka ardhur për faj të tyre ndaj duhen kompensuar me vlerë të drejtë.

Nebi Bushaj, aktivist që ka ndjekur nga afër problematikën e banorëve thotë se një çifti të ri me një fëmijë i ofrohen 18 mijë lekë ndërkohë që qiraja e banesave në atë zonë nisin nga 300 euro.

Sipas tij Bashkia e Tiranës po ndërton në mënyrë të paligjshme pasi në kantiere në zonë e ‘5 Majit’ nuk ka tabela informuese siç është detyrimi ligjor.

Vetë banorët e prekur thonë se ata që nuk kanë pranuar marrëveshjen me Bashkinë e Tiranës dhe që u është prishur banesa janë sot mes katër rrugëve.

Një prej tyre është Klodian Laçi, i cili thotë se shteti shqiptar nga një anë “strehon afganët në hotel me 5 yje ndërsa ai me fëmijët sot është në rrugë”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet

Gazetari Ferdinand Dervishi tha se Ervis Martinaj kishte lidhje me elementë të botë së krimit në të gjithë Shqipërinë për shkak të biznesit të tij...
19:54 | 30/09/2022

Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit

Disa foto të panjohura të Ervis Martinajt janë duke qarkulluar në rrjet, duke shtuar misterin rreth zhdukjes së mbretit të lojërave të fatit. Gazetari Ferdinand...
19:31 | 30/09/2022

Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve

Është marrë një vendim në fillim të muajit shtator sa i përket vendosjes së fashës 800 kwh dhe e kemi argumentuar këtë vendim. Nuk ka...
18:52 | 30/09/2022