Si duhet lexuar deklarata e DASH? Bushati: Zgjodhi stabilokracinë përpara demokracisë
Departamenti Amerikan i Shtetit me reagimin e sotëm dukej se “vulosi” përfundimisht legjitimitetin e mandatit të tretë të Edi Ramës.
Kjo ishte njëra prej temave, që dy analistët Andi Busahti dhe Baton Haxhiu diskutuan në emisionin “Shock” në Euronews Albania.
Deklarata e sotme e DASH për z. Haxhiu konfirmon njohjen e qeverisë dhe mandatin e tretë të Partisë Socialiste të Shqipërisë.
“Nuk më befason, sepse deklarata është vetëm njohje e qeverisë Rama dhe respektimin e asaj që ka dalë nga vota e qytetarëve. M’u duk fjalor i ngrohtë dhe kësaj ngrohtësie i bashkohej edhe një fjalor tjetër për opozitën. Nga të gjitha këto deklarata, ajo e Gjermanisë, kishte një adresim shtesë dhe ishte që mangësitë dhe dobësitë në procesin zgjedhor të mbikëqyrën dhe të vendosën në një sistem që nuk mund të ndodh më. Fjalor i zakonshëm dhe njohje e zgjedhjeve dhe kryeministrin e ri. Zgjedhjet janë pranuar, fituesi dihet. Pranimi i kryeministrit është përcaktuar sipas të gjitha deklaratave, prandaj s’mund të themi asgjë dhe qeveria e re e ka marrë legjitimitetin ndërkombëtar”, tha Haxhiu.
Analisti Andi Bushati, thekson se kryeministri Edi Rama mori sot mbështetje të qartë nga Uashingtoni, por kjo shton ai nuk i bind dot njerëzit, që zgjedhjet e 25 prillit u zhvilluan sipas rregullave të ndershme.
“Nuk në befason që DASH zgjedh në Shqipëri stabilokracinë përpara demokracisë. E ka bërë edhe për ato zgjedhje që ka bërë Berisha në 1996, si PS në 2001. Ne duhet t’i bëjmë pyetje vete: ishin zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ka patjetër vlerë në kuptimin që shërben si presion për ata që e hanë presionin, në këtë rast Lulzim Basha. Edi Rama ka marrë një mbështetje nga Uashingtoni, por a vlen kjo për të na bindur se i ka fituar zgjedhjet drejt?”, tha Bushati.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit