Si e parashikojnë qytetarët përballjen e Shqipërisë në “grupin e ferrit”
Pas kualifikimit në Europian ankthi i tifozëve është kalimi i grupit të parë që është konsideruar “grup ferri” sa i përket skuadrave me të cilat Kombëtarja shqiptare do të përballet që në hapat e para të kampionatit.
Mes Spanjës, Italisë, Kroacisë qytetarët kanë dhënë mendimin e tyre për kë mendojnë si më të vështirë për t’u kaluar si skuadër në përballjet në grup.
Nga të dhënat e Barometrit rezulton se shumica ( 37,3 %) mendojnë që Spanja është skuadra më e vështirë.
29,4 % mendojnë se është Italia skuadra më e vështirë dhe vetëm 7,5% mendojnë që është Kroacia më e vështirë si skuadër për t’u përballur.
Qytetarët kanë bërë edhe një parashikim për renditjen e skuadrave pas përballjeve në grupin B ku ndodhet edhe Shqipëria. Shumica prej tyre (33,3 % ) mendojnë që në vendin e parë do të jetë Spanja, 31,8 % mendojnë se në vendin e parë do renditet Italia, 9,5 për qind mendojnë që Shqipëria do renditet në vend të parë dhe 6,9 për qind mendojnë që Kroacia do renditet në vendin e parë.
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 18:23 Trump: Ja udhëzimi që kam lënë nëse Irani ndërmerr një sulm ndaj meje
- 18:13 Hungaria i bashkohet Prokurorisë Publike Evropiane, hapet rruga për hetime mbi fondet e BE-së
- 17:57 SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit por mban gati objektivat ushtarakë, prioritet diplomacia
- 17:56 Rama mesazh me foton e Flamingove për BE-në: Thanë se negociatat u bllokuan, puna e tyre janë llafet! Fjala jonë është puna
- 17:39 Takimi Kurti-Hamza përfundon pa rezultat konkret, vijojnë negociatat për institucionet e reja në Kosovë
- 17:31 Rikonstruktohet aksi Qafë Qelë–Koman, përmirësohet rruga drejt një prej zonave turistike në veri

