Si e thelloi PS fitoren në Rrogozhinë? Gazetari: Ja gabimi taktik i Berishës

24 Korrik 2023 | 10:54

Gazetari Lavdrim Lita, ishte iftuar këtë të hënë në Euronews Albania, ku analizoi rezultatin e zgjedhjeve në Rogozhinë, ku kandidati i Partisë Socialiste mundi të thellonte rezultatin e 14 majit me më shumë se 1500 vota.

Lita tha se humbja e opozitës në Rrogozhinë ndodhi për dy arsye. E para kishte të bënte me futjen e dosjes non-grata nga Berisha në mes të fushatëselektorale, si dhe nga impenjimi maksimal i makinerisë elektorale të PS-së, që nxori njerëzit të votonin.

“Një fitore që kishte PS me 10 vota u kthye në një fitore sot me 1500 vota më shumë. Sepse ata kanë makinë elektorale shumë të fuqishme, pasi kanë marrë listat e qendrave të votimit dhe kanë nxjerrë njerëzit të votonin. Shumë kolegë kur panë që njerëzit po shkonin të votonin të gjithë thanë se opozita ishte e avantazhuar. Në fakt intuita ime ishte që PS ka nxjerrë njerëzit e saj të votojnë dhe e ka marrë shumë seriozisht garën në Rrogozhinë. Intuita ime më thoshte se do fitonin thellë, pasi Berisha bëri një gabim taktik që futi dosjen e non-gratës britanike në mes  të fushatës së Rrogozhinës, duke shfokusuar debatin mediatik, ku ishin të gjitha fuqitë e opozitës. Bashkimi mekanik i deputetëve nuk dha asnjë rezultat ishte një dështim si dështimet e tjera”, tha Lita.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026