Si financohen organizatat e Shoqërisë Civile? Aktivisti: Na thonë që jeni të Sorosit

14 Janar 2023 | 11:17

Aktivisti i “Lëvizja Bashkë”, Klodi Leka thotë se teoritë konspirative, sa i takon organizatave të Shoqërisë Civile, është në rritje.

Në një intervistë për Euronews Albania, Leka u shpreh se pas çdo eksponenti i cili merret me kauza të ndryshme, e shohin me dyshim dhe thonë që është i paguar nga George Soros.

“Këtë katapultimin, problemi me persona, për shembull si Erion Veliaj, edhe këta të tjerë nuk ka qenë vetëm se janë kthyer në parti politike. Problemi ka qenë se janë bërë pjesëmarrës ose bashkëpunëtorë, të partive të vjetra të establishmentit dhe të akteve më të mëdha korruptive në Shqipëri. Së dyti, ka edhe një frymë iliberale që është jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën.

Ku eksponentë, teoritë konspirative janë në rritje. Pas çdo eksponenti i cili merret me kauza të ndryshme, e shohin me dyshim. Iluminati, George Sorosi. E treta, unë mendoj se organizatat e Shoqërisë Civile e kanë lirinë poltike, edhe për faktin se kanë mundësi për të pasur bashkëpunim me donatorë të huaj”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026