Si funksionon drejtësia krahasuar me 5 vite më parë? Rritet vlerësimi i qytetarëve
Gjetjet e Barometrit në Euronews Albania, sa i përket funksionimit të drejtësisë duke e krahasuar me 5 vite më parë, kanë rezultuar me rritje të vlerësimit nga qytetarët.
Shqiptarët mendojnë se drejtësia sot është më e mirë se ajo e 5 viteve më parë dhe po ashtu kanë shpresë se ajo do të përmirësohet në 5 vitet e ardhshme.
Kështu, 43.1% e qytetarëve e kanë vlerësuar funksionimin e drejtësisë si shumë më mirë në krahasim me 5 vite më parë. 18.8% e tyre e kanë vlerësuar si “më keq” në krahasim me 5 vite më parë.

36.8% e qytetarëve janë shprehur se funksionimi i drejtësisë krahasuar me 5 vite më parë është “njësoj”, ndërsa 1,3% e tyre “nuk janë përgjigjur”.
Shifrat e gjetjeve të sondazhit kanë pësuar ndryshim në përqindje në nëntor të vitit 2023.
Ato kanë pësuar rritje të vlerësimit të qytetarëve që funksionimi i drejtësisë është shumë më mirë se 5 vite më parë.

Në 5 vitet e ardhshme, 46.6% e qytetarëve mendojnë se sistemi i drejtësisë do të jetë më mirë, ndërsa 15.9% menodjnë se do të jetë më keq. 33.8% e të anketuarve mendojnë se sistemi i drejtësisë në 5 vitet e ardhshme do të jetë njësoj, ndërkohë që vetëm 3.8% e tyre nuk janë përgjigjur.

Duke i krahasuar shifrat me nëntorin e vitit 2022, ku vetëm 31.3% e qytetarëve mendonin se sistemi do ishte shumë më mirë në 5 vitet e ardhshme, këtë vit ky vlerësim është rritur edhe më tej.

Vlerësimi i qytetarëve se sistemi i drejtësisë në 5 vitet e ardhshme do jetë shume më mirë është rritur në shifrat e 46.6%. Rritje në shifrat e 33.8%, ka pësuar edhe vlerësimi i qytetarëve që mendojnë se në 5 vitet e ardhshme sistemi i drejtësisë do të jetë njësoj. Ata që mendojnë se sistemi i drejtësisë në 5 vitet e ardhshme do të jetë më keq ka pësuar ulje, nga 31% që ishte në nëntor të vitit 2022, në nëntor të këtij vitit është ulur në shifrën e 15.9%.
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta