“Si futen paratë e zeza në fushata”, ish-Kreu i KQZ: Ja ç’ndodh me institucionet

24 Dhjetor 2024 | 22:43

Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume ishte këtë të martë në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku foli rreth transparencës së parave të përdorura në fushata zgjedhore. Ai tha se nuk mungojnë raste ku partitë financohen nga para të paidentifikuara, pra para të zeza.

Sipas tij u takon institucioneve ligjzbatuese të tregojnë se si dhe përse ndodh kjo, ndërsa shtoi se ka pasur raste që janë bërë denoncime, por institucionet nuk kanë vepruar duke lënë kështu të hapur mundësinë që ngjarje të tilla të përsëriten.

“Në fushatë futen para të paidentifikuara, para të zeza. Pse kanë fuqi kaq të madhe ata që nuk marrin vota nga ne, por indirekt nga ata që japin paratë që të plotësohet interesi i tyre dhe jo interesi jonë. Duke deklaruar unë këtë gjë ju mund të më pyesni se ku e faktoj unë këtë gjë?

Por për të faktuar këtë gjë ne edhe këtu kemi shpenzuar goxha energji, kemi ngritur institucione ligjzbatuese për të cilat janë të shkruajua shumë qartë se cilat janë detyrat e si duhet të veprojnë, për të identifikuar, zbuluar dhe dënuar sjellje të tilla në një proces zgjedhor. Por këto janë shumë larg asaj që ligji u kërkon.

Ka pasur raste kur është thënë se çfarë ka ndodhur, ai që e ka denoncuar aq ka pasur mundësi të bëjë, institucioni në të cilën është dërguar kjo gjë, nuk ka vepruar. Duke mos vepruar, i lejon të hapura mundësitë që situate të tilla të përsëriten”,-tha Kume.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kishte fshehur një tajlandeze në valixhe për ta kaluar jashtë vendit, arrestohet 26-vjeçari në Muriqan

Policia Kufitare e Muriqanit ka arrestuar në flagrancë një shtetas francez, i cili dyshohet se tentoi të nxirrte në mënyrë të paligjshme nga Shqipëria një...
18:43 | 02/07/2026

“Ulje taksash dhe rishikim pensionesh”, kancelari i Gjermanisë prezanton paketën e reformave

Koalicioni i përbërë nga CDU, CSU dhe SPD ka rënë dakord për 34 masa, të cilat përfshijnë ulje të taksës mbi të ardhurat për shtresat...
17:41 | 02/07/2026

Aeroportet evropiane në alarm, sistemi EES sjell vonesa dhe radhë të gjata

Sistemi EES, një mekanizëm për regjistrimin e shtetasve të huaj që hyjnë dhe dalin nga zona Schengen, rrezikon të shkaktojë kaos në aeroportet evropiane gjatë...
17:26 | 02/07/2026