“Si i ndihmova zjarrfikësit të shpëtonin jetë”, rrëfehet shqiptari nga Malisheva
Një aksident i rëndë rrugor ndodhi në Venecia para dy ditësh, teksa 21 persona humbën jetën në mbikalimin e Mesrtes pas rrëzimit të një autobusi.
Dëshmitar i tij ka qenë edhe shqiptari nga Malisheva Bujar Bucaj, i cili ka qenë nga të parët që shkoi në vendin e ngjarjes dhe ndihmoi për shpëtimin e jetës së dy të aksidentuarve.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tregoi se ka qenë i vetëm në vendngjarje për më shumë se 10 minuta, ndërsa është përpjekur t’u vijë në ndihmë të askidentuarve.
“Ato momentet ishin të vështira, zjarrfikësit janë vonuar. Policët kur kanë ardhur më kanë takuar vetëm mua, pasi të plagosurit ishin të shtrirë dhe nuk mund të flisnin. I kam ndihmuar edhe zjarrfikësit, duke i informuar për atë që kishte ndodhur. Nga ajo ditë më kanë kontaktuar vetëm gazetarë, kryetari i komunës së Venecias nuk më ka kontaktuar akoma, por kjo s’ka rëndësi, rëndësi ka që të plagosurit ta kalojnë këtë gjë”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Tragjedia me 21 viktima në Itali, pamje nga momenti kur autobusi bie nga ura
- VIDEO| Autobusi që shpërtheu në flakë në Itali me turistë, të paktën 21 viktima
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit