“Si ndihesh, a je…”- Zbardhen mesazhet që mësuesi i dërgoi nxënëses 14-vjeçare
Bledar Duro, një mësues në shkollën 9-vjeçare “Sotir Gura” në qytetin e Korçës është arrestuar nga policia në qytetin juglindor, pasi akuzohet nga dy nxënëse 14 vjeçare të kësaj shkolle se i ka ngacmuar seksualisht.
Vajzat e akuzojnë mësuesin e tyre se ka përdorur aplikacionin “Ëhatsapp” për t’i ngacmuar.
Burime nga drejtoria rajonale e arsimit parauniversitar në Korçë bëjnë me dije se Duro, mësues i arteve pamore pranë kësaj drejtorie është pezulluar nga detyra.
Bisedat e mësuesit me nxënëset kanë nisur para një muaji.
Mesazhi që ka komprementuar mësuesin është ai që i ka dërguar 14-vjeçares me tekstin: “Si ndihesh, a je eksituar”.
Ky mesazh duket se është prova më e fortë që prokuroria ka në dorë.
Mësuesi i arteve pamore sipas oficerëve të policisë gjyqësore i kishte fshirë të gjitha mesazhet e komunikimit ndërkohë që vajza që ka denoncuar rastin i kishte ruajtur.
Me këto mesazhe ajo së bashku me njërin nga prindërit ka takuar psikologen e shkollës, e cila ia ka bërë gjithçka të ditur titullares se shkollës e me pas është lajmëruar policia, e cila ka kryer dhe arrestimin e tij.
Grupi hetimor ka sekuestruar telefonin e 41 vjecarit për të rikthyer edhe njëherë tjetër bisedat që mësuesi Bledar Duro ka kryer me dy nxënëset e ngacmuara prej tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
Vijon marshimi, qytetarët mblidhen para Parlamentit: Nesër në 10 (VIDEO)
“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij